Gara për të përzgjedhur përfaqësuesin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara vazhdon, pasi Donald Trump ka shënuar fitore vendimtare në shtetin e Floridës, por ka humbur kundrejt Xhon Kasikit në Ohajo.
Në kampin demokrat, favoritja Hillari Clinton ka thelluar epërsinë e saj me fitoret në Florida, Ohajo, Ilinois dhe Karolinën e Veriut.
Marko Rubio, ndërkohë, ka dalë nga gara republikane pasi ka humbur në shtetin e tij, Florida, kundrejt Trampit.
Ky i fundit ka fituar po ashtu në Ilinois dhe Karolinën e Veriut.
Megjithatë, fitoret e trampit po shkaktojnë telashe për Partinë Republikane, pasi shumë anëtarë të saj janë të shqetësuar me politikat dhe retorikën e kandidatit ekstremist.
Ndërkohë, fituesit në shtetin e Mizurit nuk janë shpallur ende.