INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump e sulmoi rrjetin CNN pas tërheqjes së një raporti

Trump e sulmoi rrjetin CNN pas tërheqjes së një raporti

Publikuar më: 10:54 28-06-2017

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka shfrytëzuar tërheqjen e një artikulli nga CNN për hetimet në Uashington lidhur me përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, për ta goditur këtë rrjet, duke thënë se kjo tregon se raportet e tilla janë “lajme të rreme”.

“CNN e ka tërhequr tregimin e madh për Rusinë, me tre të punësuar që janë detyruar të paraqesin dorëheqje. Çfarë ndodh me të gjitha raportet e tjera mashtruese që ata bëjnë? Lajm i rremë”, ka shkruar dje Trump në rrjetin Twitter.

Më tej, Trump e ka shtruar pyetjen se “çfarë do të ndodhë me rrjetet NBC, CBS dhe ABC” dhe gazetat “e dështuara, New York Times dhe Washington Post”, për të cilat ai thotë se ato po ashtu “të gjitha janë lajme të rreme”.

Raporti i tërhequr ishte botuar në faqen në Internet të rrjetit CNN më 22 qershor dhe ishte tërhequr një ditë më vonë, me të gjitha lidhjet në Internet.

CNN menjëherë ka kërkuar falje nga personi, Anthony Scaramucci, anëtar i ekipit të tranzicionit të zotit Trump, që ishte personazh i raportit të tërhequr.

Autori i raportit, Thomas Frank, ka dhënë dorëheqje, së bashku me redaktorin Eric Lichtblau, dhe shefin e njësisë investigative të CNN-it, Lex Harris.

Article Logic
Execution time: 0.0034101009368896