Presidenti i SHBA-së Donald Trump gjithmonë tërheq vëmendjen e mediave, herë me deklaratat e tij e herë me veprime që nuk i kanë hije aspak një lideri.
Këtë të herë kreu i Shtëpisë së Bardhë lë nam gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, ku është pritur edhe me protesta.
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Britani, teksa mbretëresha Elizabeth fliste, presidenti amerikan vendosi që të merrte një sy gjumë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një banketi të shtruar nga Mbretëresha me rreth 130 të ftuar, teksa ajo po ngrinte një dolli. Në video duket Trump që përpiqej t`i mbante sytë hapur me shumë vështirësi. Dhe një moment duket sikur trembet.