Kandidati republikan për president, Donald Trump ka thënë se “plani i politikës së jashtme të Klinton në Siri do të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore.”
Ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përqëndrohet në mposhtjen e të ashtuquajturit Shtet Islamik.
Zonja Clinton ka propozuar një zonë ndalim-fluturimi mbi Siri, të cilën disa thonë se mund të çojë në konflikt me avionët rusë.
Fushata Clinton akuzoi zotin Trump se është duke “luajtur me frikën e amerikanëve”.
Trump tha gjithashtu se “Nëse do të kishim unitetin e partisë, nuk mund të humbasim në këto zgjedhje me Hillary Clinton”