Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë një gabim shumë katastrofik, duke pranuar më shumë se 1 milion emigrant.
Ai tha se Merkel deri tani ishte lideri më i rëndësishëm në Europë dhe se BE ishte bërë një mjet për Gjermaninë, shkruan BBC.
Deklaratat e Trump u bënë gjatë një interviste për gazetat britanike dhe gjermane duke folur për politikën e tij të jashtme.
Trump tha se kishte për të adresuar defiçitin tregtar me pjesën tjetër të botës, veçanërisht me Kinën.
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se mund t’iu japë fund disa sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, në këmbim te një marrëveshjeje me presidentin rus, Vladimir Putin, për të reduktuar armët bërthamore. Ai tha se do që arsenalet bërthamore të SHBA-së dhe Rusisë të “reduktohen ndjeshëm”.
Duke u ndalur te Lindja e Mesme, Trump dënoi pushtimin e Irakut më 2003 dhe tha se ai mund të ketë qenë gabimi më i keq në historinë e SHBA-së.