INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump: Jam gati të takoj Kim Jong, do isha i nderuar

Trump: Jam gati të takoj Kim Jong, do isha i nderuar

Publikuar më: 08:48 02-05-2017

Presidenti amerikan Donald Trump, do të ishte “i nderuar” nëse do të takonte liderin komunist të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, por vetëm me kushte të drejta.

Kështu është shprehur miliarderi në një intervistë për rrjetin Bloomberg, duke nënvizuar që pavarësisht nga javët e fundit të karakterizuara nga tensioni i madh në aksin Uashington-Phenian, “nëse do të ishte për mua për ta takuar, do ta bëja sigurisht. Do të isha i nderuar”.

Mund të ndodhë, ka nënvizuar Trump, “nëse do të ndodhte, e përsëris, në kushte dhe rrethana të duhura. Por do ta bëja”. “Pjesa më e madhe e politikanëve, nuk do ta pranonte asnjëherë”, – ka vazhduar, “por unë e them, në kushte të duhura do ta takoja”.

Deklaratat vijnë në një periudhë të tensionit të lartë mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut për frikën në lidhje me zhvillimin e programit bërthamor të shtetit komunist.

Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449