INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump kërkon armatosjen e mësuesve për të parandaluar sulmet në shkolla

Trump kërkon armatosjen e mësuesve për të parandaluar sulmet në shkolla

Publikuar më: 10:37 22-02-2018

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se nëse i armatosin mësuesit, atëherë do të parandalonin sulmet nëpër shkolla, si rasti i fundit ku mbetën të vrarë 17 persona, shkruan BBC. Një anëtar i stafit që do të kishte armë, do të mund t’i jepte fund sulmit “shumë shpejt”, ka thënë ai. Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri këtë propozim pas kërkesave për siguri të bërë nga të mbijetuarit e masakrës së 14 shkurtit në Florida.

trump_dhe_nx.jpg

Mbajtja e një arme në mjediset e shkollës rrit sigurinë. Trump pranoi se plani ishte i diskutueshëm e se mësuesit do të duhet të shkojnë për trajnime të veçanta. "Një zonë pa armë është në rrezik sulmi nga maniakët. Ata janë të gjithë frikacakë dhe kur mësojnë se një zonë është e paarmatosur mendojnë," le të hyjmë dhe të sulmojmë "-u shpreh presidenti amerikan. Një numër shtetesh në SHBA-ve tashmë lejojnë që pistoleta të fshehura të mbahen në mjediset e kolegjit, por shteti i Floridës nuk ka. Trump deklaroi gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, se nuk ishte në favor të mbajtjes armëve në klasa.

trump_1.jpeg

Presidenti republikan gjithashtu ka mbështetur zërat për të përmirësuar më shumë të kaluarën e atyre që duan të blejnë armë. “Do ta forcojmë shumë kontrollin, do të bëhen përmirësime shumë të mëdha në çështjen e shëndetit mendor”.“ Nuk janë vetëm fjalë, siç kanë qenë në të kaluarën”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217