Menjëherë pasi u zgjodh zyrtarisht si kandidat i republikanëve për President, Donald Trump deklaroi se nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë, do të shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të rolit të SHBA-ve në NATO.
Në një intervistë për New York Times, Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të mos garantojnë më mbrojtjen e plotë vendeve anëtare të NATO-s.
Miliarderi amerikan nënvizoi se nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ketë një strategji të re të politikës së jashtme, e cila do të parashikojë uljen e rolit amerikan jashtë vendit, pasi siç thotë ai, më parë “duhet rregulluar rrëmuja e brendshme”.
Sa i përket rritjes së pranisë së NATO-s në Europën lindore dhe rritjes së agresivitetit të Rusisë ndaj vendeve të Balltikut, Tramp tha se SHBA-të duhet të heqin dorë nga mbrotja afatgjatë kundrejt disa vendeve.
Traktati i Atlantikut të Veriut, parashikon mbrojtjen nga të gjitha vendet anëtare nëse një njërit prej tyre i cënohet siguria