Një ndër premtimet e fushatës së Donald Trump ishte pikërisht “luftimi” i emigrantëve islamikë, duke u justifikuar se shkaktojnë sulme terroriste. Kim Kardashian është një ndër personazhet e famshëm që ka dalë kundër Donald Trump në garën për president dhe ajo i është përgjigjur atij lidhur me moslejimin e emigracionit të xhihadistëve islamikëve duke publikuar një tabelë statistikash që tregojnë se sa shpesh janë vrarë amerikanët nga “terroristat”.
36 vjeçarja postoi në Twitter këtë tabelë ku tregohet se vetëm dy shtetas amerikan janë vrarë nga “ emigrantët xhihadist islamik”, kundër mbi 11 000 të cilët janë vrarë me armë nga vetë amerikanët. Kjo tabelë përfshin edhe disa citate në fund të saj. Grafiku erdhi si përgjigje ndaj urdhrit të Trump për të pezulluar për të paktën 120 ditë vizat për udhëtarët nga 7 vende me popullsi islame.