Kandidati për President të SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se mendon që “Islami i urren amerikanët”. Ai këtë deklaratë e ka bërë kur u pyet për dallimin e fesë dhe terrorizmit radikal islamik.
“Mendoj se Islami na urren”, tha Trump për CNN. Ndërsa për sa i përket dallimit të fesë me terrorizmin radikal, ai ka thënë se nuk ka ndonjë dallim ndërmjet këtyre të dyjave.
“Është shumë e vështirë për t’i ndarë. Asnjëherë nuk mund ta dini se kush është fetar e kush është terrorist islamik”, ka thënë Trump për CNN.
Në fillim të kandidaturës për president ai shokoi opinion e gjerë duke thënë: “myslimanët që hyjnë në SHBA, duhet të ndalohen rreptësisht, derisa situata të qartësohet plotësisht”.