INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump: Mbyll qeverinë për murin me Meksikën

Trump: Mbyll qeverinë për murin me Meksikën

Publikuar më: 11:23 23-08-2017

Presidenti Donald Trump është zotuar të shpërbëjë qeverinë nëse kjo është ajo që nevojitet për të ndërtuar murin e tij përgjatë kufirit me Meksikën. Gjatë një tubimi me tematikë “Ta Bëjmë Amerikën të Madhe Sërish” në Feniks, Arizona, Trump akuzoi demokratët e opozitës si pengues që po vendosin në rrezik sigurinë e Amerikës me kundërshtimin për murin kufitar me Meksikën.

Gjatë fjalimit 80-minutësh, shefi i Shtëpisë së Bardhë sulmoi përsëri mediat, duke i barazuar gazetarët me tradhtarët dhe duke duke i quajtur ata "njerëz të keqij që nuk e pëlqejnë vendin tonë", ndërsa mbrojti komentet e tij për Sharlostvillin, të cilat shkaktuan debate të mëdha. Republikani fajësoi atëherë të dyja palët për dhunën, por në Finiks të martën e akuzoi shtypin se nuk i raporton të plota deklaratat e tij.

Trump gjithashtu deklaroi se me gjasa do t’i jepte fund Nafta-s, marrëveshjes tregtare me Meksikën dhe Kanadanë. Ndërkohë, për Korenë e Veriut, presidenti shprehu besimin se palët do të minimizojnë tensionet mbi programin bërthamor të Penianit, falë respektit që lideri koreano-verior Kim Jong-un ka filluar të tregojë për Shtetet e Bashkuara.

Por ndërsa komentet e presidentit u pritën me brohoritje brenda qendrës së konferencës, protestuesit kundër Trump që ishin mbledhur jashtë, u përplasën me policinë pas përfundimit të tubimit. Policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës pasi demonstruesit filluan të gjuanin me sende të forta.

Article Logic
Execution time: 0.0027170181274414