Gjykata e Nevadës, ka refuzuar kërkesën e kandidatit republikan për president, Donald Trump, stafi ligjor i të cilit ngriti një padi në gjykatën e këtij shteti lidhur me me vendimin e gjendjes civile të votuesve Clark County për të mbajtur vendet e votimit të hapura për “dy orë pas kohës së caktuar të mbylljes” për të akomoduar ata që ishin të detyruar të presin në rradhë për të votuar. Gjykatësja Gloria Sturman deklaroi se kërkesa e avokatëve të Trumpit nuk kishte bazë ligjore, dhe ajo menjëherë mori "titullin" “Heroi i ri i zgjedhjeve 2016”.