Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për të ndaluar disa pajisje që rrisin kapacitetin e armëve dhe të cilat janë përdorur nga sulmuesi në Las Vegas në vitin e kaluar. Nga sulmi I regjistruar në koncert humbën jetën 58 persona. Pajisje të tilla rrisin kapacitetin e një arme, duke mundësuar nisjen e të shtënave qindra herë brenda një minute. “Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se i ka kërkuar departamentit të Drejtësisë të propozojë një ligj, me anë të së cilit këto pajisje konsiderohen joligjore”-shkruan BBC. Debati për kontrollin e armëve është ndezur sërish në SHBA, pasi 17 persona gjetë vdekjen pasi një sulmi me armë të regjistruar javën e kaluar në një shkollë në Florida.
“Arsyeja e gjithë këtyre përpjekjeve, ashtu siç kam thënë edhe një ditë pas të shtënave, është që nuk mund të marrin hapa për të cilët mund të dukemi se po bëjmë ndryshime, mirëpo duhet të marrin vendime që vërtetë bëjnë diferencën”, ka deklaruar Trump. Nxënësit dhe prindërit e prekur nga masakra në shkollën Stoneman Douglas, janë duke planifikuar mbajtjen e një proteste në kryeqytetin Tallahassee gjatë ditës së sotme.