INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump në 3 orë ndryshon mendje 3 herë për abortin

Trump në 3 orë ndryshon mendje 3 herë për abortin

Publikuar më: 16:33 31-03-2016
Donald Trump është përpjekur të sqarojë pozicionin e tij mbi abortin të mërkurën, pasi tha se për femrat që i nënshtroheshin një aborti të paligjshëm, duhet të ekzistonte një formë ndëshkimi.   
Por vetëm disa orë më vonë, pasi rivalët presidencialë, përfshirë edhe grupet anti-abort, e dënuan gjerësit, ai u tërhoq duke lëshuar një deklaratë tjetër  në të cilën tha se femrat që kryenin abortin ishin thjesht viktima dhe se mjekët që e kryenin këtë proçedurë ishin në fakt ata që duhej të ndëshkoheshin. “Femra është viktima në këtë rast po aq sa edhe fetusi. Pozicioni im nuk ka ndryshuar , ashtu si Ronald Reagan, unë jam pro  jetës me përjashtime” u shpreh Trump.
Kjo polemikë vjen vetëm një javë para se Republikanët të votojnë për numrin një të shtetit.
Ata që nuk i kursyen kritikat ndaj tij ishin pikërisht kundërshtarët dhe mes tyre pretendentja kryesore për demokratët, Hillary Clinton. “Pikërisht atëherë kur mendoje se nuk mund të shkonte më keq se kaq. Tmerruese dhe njëkohësisht, tregon shumë…“, tha Clinton.
Ndërsa politikani amerikan Bernie Sanders ka bërë një postim në Twitter ku shkruan: “Favoriti juaj Republikan, zonja dhe zotërinj. Për të ardhur turp!”  Dikur si demokrat, miliarderi amerikan është kritikuar për mbështetjen e të drejtave të abortit në të kaluarën.
Aborti është i ligjshëm në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1973, pas një vendimi të Gjykatës Supreme të cilin vetëm kjo e fundit apo një amendament kushtetutes ka fuqinë ta rrëzojë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713