INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump në Britani, një ditë pas referendumit

Trump në Britani, një ditë pas referendumit

Publikuar më: 12:06 02-06-2016

Zëdhënësi i Trump tha se miliarderi njujorkez do të jetë në Skoci për të vizituar dhe inauguruar resortin e golfit Turnberry, një pronë që ai bleu në vitin 2014 dhe ku ka investuar miliona. Donald Trump do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar më 24 qershor, ditën kur do të publikohen rezultatet e referendumit historik, në të cilin britanikët do të votojnë nëse duan të qëndrojnë në Bashkimin Evropian apo jo.

Megjithëse nga zyra e Trump theksohet se vizita e tij në Mbretërinë e Bashkuar është thellësisht çështje biznesi, nuk ka dyshim se koha e zgjedhur është shumë domethënëse. Më 23 qershor britanikët do të votojnë në referendum dhe Trump do të jetë atje vetëm një ditë më pas, pikërisht ditën e lajmërimit të rezultatit zyrtar. Zyrtarë britanikë thanë se nuk ka asnjë plan që Trump të takohet me kryeministrin britanik David Cameron, pa llogaritur faktin që ky i fundit do të jetë tejet i zënë atë ditë.

Megjithatë, gjatë javëve të fundit Trump është shprehur në media se mbështet largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Duke theksuar disa herë se ky është mendimi i tij personal dhe se nuk po bën fushatë për askënd, Trump tha se nuk beson që largimi nga BE-ja do të ndikojë negativisht tek Mbretëria e Bashkuar.

Por përzgjedhja e kohës së vizitës së Trump sigurisht që ka shkaktuar një lumë spekulimesh dhe një pjesë e analistëve mendojnë se udhëtimi i tij në Britani pasi referendumi të jetë bërë, nuk shërben më si mbështetje për njërën palë apo palën tjetër.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033180713653564