Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vizituar Kaliforninë pas zjarreve që morrën jetë njerëzish. Deri tani janë 76 persona që kanë ndëruar jetë dhe mbi 1200 janë të zhdukur. Trump e përshkroi atë që pa si një skenën që të ngjall trishtim. “Duhet të bëjmë një menaxhim më të mirë të mirëmbajtjes këtej, e të punojmë edhe me grupet ambientaliste. Them se nuk do të kemi më situatë të këtij niveli, u shpreh ai.
Si të mos mjaftonte ferri i krijuar prej flakëve, një numër i madh njerëzish janë sëmurë pas përhapjes së një virusi në strehat e përkohshme, ndërsa cilësia e ajrit në Kaliforni në këto momente është listuar si më e keqja në botë.