INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump: Nuk do të deportohet askush në 6 muajt e ardhshëm

Trump: Nuk do të deportohet askush në 6 muajt e ardhshëm

Publikuar më: 08:46 08-09-2017

Presidenti Donald Trump tha se 800 mijë emigrantët pa dokumenta, që janë dërguar në Amerikë nga prindërit tyre, në moshë të mitur, nuk duhet t’i druhen deportimit për gjashtë muajt e ardhshëm.

Lidhur me këtë çështje, Kongresi amerikan po punon për një plan që do t'i mundësonte atyre qëndrimin e përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Në komentin e tij në Twitter, të enjten, zoti Trump shkuante se: “ata që janë të shqetësuar për statusin e tyre, nuk duhet të jenë. Asnjë veprim nuk do të ndërmerret për t'i dërguar ata në vendet e origjinës, vite pasi prindërit e tyre i kanë sjellë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”.

Udhëheqësja e pakicës demokratike në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi, tha se kishte biseduar në telefon me presidentin. Ajo theksoi se i kishte kërkuar zotit Trump të garantojë emigrantët se statusi i tyre nuk do të ndryshojë gjatë 6 muajve të ardhshëm dhe se kjo periudhë, nuk ishte një periudhë grumbullimi e tyre, sepse programi duhet të konsiderohet i ngrirë dhe se përfituesit e tij nuk do të preken.

Kongresi ka 6 muaj afat për të gjetur një zgjidhje për afro 800 mijë imigrantë pa dokumente, ndërsa ditë më parë Trump shfuqizoi një urdhër ekzekutiv të paraardhësit të tij Barak Obama, që e mbronte këtë kategori emigrantësh nga deportimi.

Article Logic
Execution time: 0.0041229724884033