Edhe gjatë samitit të G7 që është duke u zhvilluar në Francë, presidenti Donald Trump di si të tërheq vëmendjen.
Në ditën e dytë të samitit, udhëheqësit botërorë dhe bashkëshortet e tyre u nisën për darkë në Hotel du Palais në Biarritz, Francë.
Por, ai që tërhoqi vëmendjen e të gjithë ishte Trump dhe përshëndetjet e tij miqësore me zonjat më të fuqishme, kryesisht afrimi për të puthur kancelaren Merkel.
Nuk mbeti pas as bashkëshortja e tij Melania Trump, e cila shkëmbeu puthje me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Sa i përket vendimeve të marra në samit, është rënë dakort që të akordohen 17.9 milion euro për të luftuar zjarret në pyjet e Amazonës.