INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump: Numri i viktimave të Porto Riko u rrit artificialisht

Trump: Numri i viktimave të Porto Riko u rrit artificialisht

Publikuar më: 15:42 13-09-2018

Presidenti i SHBA Donald Trump shprehet se nuk është e vërtetë se rreth 3,000 njerëz vdiqën në Porto Riko pasi ishulli u godit nga dy uragane vitin e kaluar. "3000 njerëz nuk vdiqën në dy uragane që goditën Porto Riko," shkroi Trump në Twitter, pa ofruar dëshmi për deklarimin e bërë. Ai shtoi se demokratët kishin ngritur numrin zyrtar të vdekjes për të "bërë që ai  të dukej sa më keq që  të ishte e mundur". Shifra zyrtare u publikua muajin e kaluar pas një studimi të pavarur. Të enjten, Trump shkroi në twitter që demokratët po e sulmonin atë. "Unë kam mbledhur me sukses miliarda dollarë për të ndihmuar në rindërtimin e Porto Rikos"-tha ai. Presidenti republikan sugjeroi që numri i të vdekurve në stuhi ishte fryrë artificialisht duke shtuar ata që kishin vdekur nga shkaqe natyrore siç ishte mosha e vjetër. "Politika e keqe, e dua Portorikun!"shkroi ai në twitter.  Reagimi i Trump erdhi në kohën kur  Uragani Firence - një stuhi e kategorisë 2 e parashikuar se do të shkaktojë përmbytje katastrofike  në Bregun Lindor të SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0035648345947266