Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump deklaroi se Meksika do të paguajë të gjitha shpenzimet për ndërtimin e murit mes dy shteteve.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në Arizona, manjati u shpreh i vendosur për ndërtimin e këtij muri, duke lënë të hapur mundësinë që miliona emigrantë ilegalë do të deportohen.
Disa orë më vonë ai u takua me presidentin e Meksikës Enrique Pena Nieto, por theksoi se nuk kishte diskutuar me të për financimin e murit. Mirëpo, më vonë presidenti meksikan ka deklaruar se ai i ka thënë Trump që nuk do të paguajë për ndërtimin e murit.
Ka pasur spekulime se kandidati republikan mund të tërhiqet nga plani i tij për deportimin e emigrantëve të paligjshëm.