INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump: Plani për Brexit 'mund ta vrasë' marrëveshjen me SHBA

Trump: Plani për Brexit 'mund ta vrasë' marrëveshjen me SHBA

Publikuar më: 08:10 13-07-2018

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Mbretëria e Bashkuar me gjasë nuk do të mund të bëjë marrëveshje tregtare me SHBA-në, nëse plani i kryeministres britanike për Brexit shkon përpara. Ai i tha gazetës britanike “The Sun”, se plani i Theresa May “do ta vriste ndoshta marrëveshjen”, pasi me atë plan, “SHBA do të duhej të merrej me Bashkimin Evropian dhe jo me Mbretërinë e Bashkuar”. Qeveria britanike ende nuk ka reaguar ende për këtë deklaratë të Trump. Kryeministrja May dëshiron të flasë për një marrëveshje të tregtisë me Trumpin, i cili ndodhet për vizitë në Britani. May ka thënë se Brexit-i, apo dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian, është një mundësi për të krijuar rritje ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA.

trump_dhe_May.jpg

Plani i saj për marrëdhëniet me BE-në pas Brexit-it ka shkaktuar pakënaqësi edhe në kabinetin e saj, duke çuar në dorëheqjen e dy ministrave. Në intervistën për The Sun, Trump përsëriti kritikat e tij për kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, për shkak të sulmeve terroriste gjatë vitit të kaluar në kryeqytetin britanik, duke thënë se ai “ka bërë një punë të tmerrshme”. Presidenti dhe gruaja e tij u pritën në Blenheim Palace, Oxfordshire të enjten në mbrëmje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se presidenti "e pëlqen dhe e respekton shumë kryeministren May ", duke shtuar se ai kurrë nuk kishte thënë asgjë të keqe për të.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836