INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump po përgatit dekret të ri për emigrantët, kësaj here edhe më i ashpër

Trump po përgatit dekret të ri për emigrantët, kësaj here edhe më i ashpër

Publikuar më: 09:14 20-02-2017

Administrata e re amerikane ka në plan të vendos autoritetet e emigracionit të zgjerojnë në mënyrë të konsiderueshme kategoritë e emigrantëve. Një gjë e tillë është theksuar në planet e dy memorandumeve shkruan Reuters. Agjencia britanike thotë se udhëzimet e reja kanë për qëllim përshpejtimin e dëbimeve dhe të kundërshtojnë kërkësat për azil. Burimet thonë se dekreti është aktualisht në shqyrtimin përfundimtar të Shtëpisë së Bardhë. Pritet që në fillim të javës së ardhshme ky dokument të dërgohet në Departamentin e Emigracionit dhe Doganave, Policisë dhe Departamentit të Mbrojtjes Kufitare.

Në përputhje me këto urdhra mijëra njerëz do të përballen me procedura të përshpejtuara të deportimit duke përfshirë edhe ata që ishin planifikuar më parë për dëbim gjatë administratës së ish-presidentit Barack Obama. Gjatë udhëheqjes së Obamas  dëbimi ishte planifikuar vetëm për emigrantët që kanë hyrë së fundmi në Shtetet e Bashkuara dhe kriminelët e dënuar në mesin e emigrantëve. Sipas Trump tani do të vendoset se kush duhet të dëbohet dhe kujt do t’i lejohet qëndrimi në SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887