Amerika do të fillojë të kuptojë sërish si kurrë më parë. Do të kthejmë kufinjtë tanë, pasurinë tonë, ëndrrën tonë. Do të ndërtojmë rrugë të reja, autostrada, ura, aeroporte, hotele hekurudha, për vendin tonë të mrekullueshëm. Njerëzit do të punojnë dhe do të largohen nga pagesat sociale.Do të kërkojmë miqësi dhe vullnet në të gjithë kombin. Ne do të shkëlqejmë për të gjithë që na ndjekin, do të forcojmë aleancat do fortifikojmë popullin kundër terrorizmit islamik që do ta zhdukim nga faqja e tokës.
Duhet te kemi besnikëri ndaj SHBA ndaj njërit-tjetrit. Ne duhet të flasim për mosmarrëveshjet që e gjithë kjo të rrisë solidaritetin. Amerika është e fortifikuar, e pandalueshme. Ne nuk do të kemi asnjë frikë. Jemi të mbrojtur nga njerëzit e mrekullueshëm të ushtrisë së këtij vendi dhe më e rëndësishmja, ne jemi të mbrojtur nga Zoti.
Në fund duhet të ëndërrojmë dhe punojmë për vendin ku do të jetojmë. Koha për fjalët boshe ka ikur dhe ka ardhur koha e veprimit,. Mos besoni askënd që t’ju thotë se nuk mund të bëhet. Ne nuk do të dështojmë. Do përpiqemi të kemi prosperitet sërish.
Është koha të kuptojmë se zgjuarsia jonë nuk do të harrohet. Edhe pse jemi të zinj, kafë, të verdhë, kemi të njëjtin gjakl të kuq të patriotëve. Jemi të lirë dhe kemi një flamur të madh dhe të jashtëzakonshëm.
Zëri juaj,. Shpresat tuaja, ëdnrrat tuaja dhe kurajoja juaj do të na drejtojë. Së bashku ne do ta bëjmë amerikën më të fortë, më të pasur, më krenare dhe më sigurtë sërish. Ne do ta bëjmë Amrikën të madhe sërish. Faleminderit. Zoti ju bekoftë dhe Zoti bekoftë Amerikën.