Kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka premtuar të ndryshojë imazhin e tij pas kritikave të shumta brenda dhe jashtë vendit, por edhe komploteve brenda partisë për ti bllokuar nominimin për kreun e shtëpisë së bardhë.
Në takim me dyer të mbyllura, tashmë kur qartësisht miliarderi nga Nju Jorku kryeson garën republikane, ndihmësit e tij të afërt kanë deklaruar se Tump e di që duhet të moderojë personalitetin e tij dhe se duke bërë këtë, vlerësimet negative do të pakësohen dhe imazhi i tij do të ndryshojë për mirë.
Sondazhet tregojnë se Trumpi ka shumë pak mbështetje mes femrave pas një serie komentesh mjaft të debatueshme për to, për abortin dhe gruan e rivalit të tij Ted Cruz.
Gjatë një takimi elektoral në Harrisburg të Pennsylvania Trump tha se tashmë sjelljet e tij do të jenë më presidenciale.
“Tashmë do të jem aq presidencial sa do të bëhem I mërzitshëm për ju. Nga 10 mijë njerëz, 150 prej tyre do të thonë për mua, shiko, duket vërtetë presidencial”, tha Trump para mbështetësve të tij.
Kthesa e Trump shihet si normale nga analistët, të cilët argumentojnë se retorika e tij po zbutet me shtrëngimin e garës. Të martën e ardhshme do të mbahen primaret në 5 shtete amerikane, gare e cila nuk është shumë sinjifikative për Trump, i cili thuajse e ka konsoliduar fitoren nga rivalëve të tij Cruz dhe Casich.
Deri tani, manjati i pasurive të paluajtshme ka 845, ndërsa Ted Cruz 559 dhe John Kasich 147. Në total nevojiten 1237 për të marrë nominim zyrtar si kandidat i garës presidenciale.