Gara sa vjen e bëhet më e nxehtë për postin e presidentit të SHBA, dhe kjo vihet re në deklaratë pas deklarate, e akuzë pas akuze. Pas publikimit të disa regjistrimeve të vjetra, të cilat e kanë vendosur kandidatin republikan Donald Trump përpara kritikave për sjellje të papërshtatshme me femrat, ai ka lëshuar një tjetër akuzë të rëndë ndaj rivales së tij. Trump ka akuzuar Hillary Clinton, se kishte konsumuar drogë përpara debatit të tyre të shkuar televiziv, duke kërkuar që përpara debatit të ardhshëm që është edhe i fundit, të dy t’i nënshtrohen testit të drogës. Sipas republikanit, gara presidenciale po ngjante çdo ditë e më shumë si e manipuluar. Sondazhet tregojnë se Trump po humb çdo ditë e më shumë terren përballë rivales së tij.