Pas tragjedisë së ndodhur dje në Londër, presidenti i Amerikës ka bërë një deklaratë të fortë kundrejt kryebashkiaku të kryeqytetit londinez. “Aty vdesin 7 persona dhe kreu i bashkisë thotë se ska ‘gjë për tu shqetësuar’, po nuk u treguam të zgjuar do të bëhet më keq”- shkruan Trump në faqen e tij twitter. Ditën e djeshme, Londra u godit nga dy sulme të ndryshme terroriste, deri më tani bilanci është 7 persona të vdekur, mbi 20 veta që luftojnë për të mbijetuar dhe qindra të plagosur. Ky është sulmi i dytë brenda muajit në shtetin britanik.