INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump sulmon Malin e Zi:  'Malazezët janë agresivë, mund të nisin Luftën e Tretë'

Trump sulmon Malin e Zi: 'Malazezët janë agresivë, mund të nisin Luftën e Tretë'

Publikuar më: 13:58 18-07-2018

Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk i ndal deklaratat e tij, me të cilat herë pas here trondit opinionin publik. Dhe kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga Samiti i Natos në Bruksel, kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmon Malin e Zi.

Sipas tij malazezët janë të fuqishëm, dhe njerëz “shumë agresivë” duke treguar frikën se anëtari më i ri i NATO-s mund të përplaset me Rusinë dhe ta dërgojë aleancën në një luftë  të tretë Botërore. Në një intervistë për televizionin Fox News Trump është pyetur rreth Artikullit 5 të NATO-s, në të cilin thuhet se sulmi ndaj një anëtari të aleancës, është sulm edhe ndaj gjithë anëtarëve të tjerë.

“Mali i Zi është shtet i vogël me njerëz shumë të fuqishëm, njerëz agresivë, dhe përgëzime, ja ku kemi Luftën e Tretë Botërore” u shpreh Trump .

Teksa e pyeste për Malin e Zi gazetari nënvizoi se e mori këtë vend si shembul dhe jo se ishte kundër Podgoricës  pasi në planin hipotetik të Trump mund të ishte cilido vend, sikurse dhe Shqipëria. 

Por Trump  theksoi atë çka tha më parë duke nënvizuar se malazezët janë njerëz agresivë dhe mund të shpërthejnë një konflikt global. Në Samitin e NATO-s, të mbajtur javën e kaluar, Trump u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen.

Mali i Zi është bërë anëtari i 29-të i NATO-s në qershor të vitit 2017, duke bërë një kthim historik drejt aleancës transatlantike në mesin e kundërshtimeve nga Rusia. 

Ndërsa Trump ka shtuar akuzat ndaj NATO- jo vetëm për shpenzimet por edhe duke deklaruar se Gjermania kontrollohet nga Moska.

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836