Presidenti amerikan Donald Trump së fundmi ka pasur një takim me kreun e FIFA-s, GianniInfantino, në Shtëpinë e Bardhë.Ky takim është bërë në kuadër të Kupës së Botës që do të zhvillohet në USA në vitin 2026.Infantino kishte ardhur me dhurata në kryeqendrën e SHBA të martën, teksa 48-vjeçari i dhuroi një fanellë, sikurse edhe kartonët e verdhë e të kuq, mes shumë sendeve të tjera.Bosi i FIFA-s më pas tha mes të qeshurave se Trump mundet të përdorë kartonët gjatë takimeve të ardhshme me mediet. Kjo i ka pëlqyer shumë Trump dhe nuk ka ngurruar të nxjerr një karton të kuq parasyve të mediave.
“Edhe një gjë – u shpreh Infantino. – Ju e dini, në futboll ne kemi edhe arbitra apo jo? Ata kanë edhe kartonët, të verdhin dhe të kuqin. I verdhi është për paralajmërim, e kur do të përjashtosh dikë… (tregon kartonin e kuq), ndaj mund të jetë e dobishme në të ardhmen, nuk e di”.
“Po, është shumë mirë. Më pëlqen”, u kundërpërgjigj Trump, i cili menjëherë guxoi t’i nxirrte kartonin e kuq të mbledhurve në sallën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë.
Kupa e Botës do të rikthehet në SHBA për herë të parë që prej vitit 1994.
“Futbolli ka bërë një rrugë kaq të gjatë. Dua të falënderoj Gianni Infantinon që ishte këtu, ai është president i FIFA-s dhe një njeri shumë i respektuar. Futbolli duhet të jetë një nga sportet me rritjen më të shpejtë në botë, ndaj puna që keni bërë ju është fantastike, Gianni”, u shpreh Trump
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) August 28, 2018