Dy nga njerëzit më të fuqishëm në botë janë takuar këtë mëngjes për herë të parë, pas një seri deklaratave kontradiktore që i kanë parë në të kaluarën si protagonistë.
Donald Trump dhe Papa shkëmbyen një shtrëngim duarsh të përzemërt dhe Ati i Shenjtë përshëndeti përzemersisht edhe Zonjën e Parë, Melania Trump, e cila ishte veshur me të zeza dhe me një dantelle që i mbulonte kokën, në respekt të plotë të indikacioneve tradicionale për seancat dhe takimet zyrtare me Papën.
‘Është një nder i madh të jem këtu!’
Këto ishin fajlët e para të Presidentit amerikan Donald Trump sapo shtrëngoi duart me Papa Françeskun.
Trump do të takohet edhe me presidentin dhe kryeministrin e Italisë, përpara se të fluturojë në Bruksel për një samit të NATO-s, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Ai u zotua se do të ndihmojë izraelitët dhe palestinezët të arrijnë paqen, pasi përfundimit të pjesës së parë të turneut në Lindjes së Mesme.
Udhëheqësi i SHBA filloi udhëtimin e tij jashtë vendit me një ndalesë dy-ditore në Arabinë Saudite gjatë fundjavës, duke u bërë thirrje vendeve myslimane të marrin drejtimin në luftën kundër radikalizmit.