INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump trondit Europën: NATO është e panevojshme

Trump trondit Europën: NATO është e panevojshme

Publikuar më: 12:05 16-01-2017

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, ka zgjedhur të flasë për mediat europiane pak ditë para marrjes zyrtarisht të detyrës si kreu i SHBA-ve, duke lëshuar një nga deklaratat më tronditëse. Në një intervistë dhënë për gazetën gjermane «Bild» dhe të përditshmen britanike «Times», ai e ka konsideruar si të panevojshme Aleancën Veriatlantike (NATO). 

Trump ka thënë se Aleanca Veriatlantike, e themeluar në fund të viteve '50 nuk funksionon si duhet, sepse vetëm pak shtete anëtare paguajnë atë që duhet të paguajnë. «Ne do të duhej t’i mbronim këto vende, por shumë nga këto vende nuk paguajnë sa duhet të paguajnë». Kjo, sipas Trump, është e padrejtë ndaj SHBA-ve. Por ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se NATO nuk e ka luftuar terrorizmin, duke e konsideruar tërësisht si të pavlefshëm këtë organizëm. Trump çudit sërish me qëndrimet e tij, edhe pse,  analistët mendonin se pas zgjdhjes së tij si president i SHBA-ve,  deklaratat dhe veprimet e tij do të ishin më të kujdeshme, Trump ka vijuar me po të njëjtin qëndrim. Qëndrimet e Trump vënë në diskutim nenin e famshëm të Aleancës, sipas të cilit kur një vend sulmohet, të gjithë anëtarët quhen në luftë.

Tre thëniet e Trump
"NATO është institucion i dalë mode sepse është krijuar para shumë viteve”.
“Së dyti, shtetet nuk janë duke paguar aq sa duhen”.
“Gjithashtu, NATO nuk e ka luftuar terrorizmin”

Article Logic
Execution time: 0.003410816192627