Për disa muaj me rradhë, gara për President të SHBA-ve mes Donald Trump dhe Hillary Clinton është zhvilluar në të gjitha mënyrat e mundshme, një ndër to edhe rrjetet sociale. Pikërisht këto të fundit ishin çelësi i suksesit për fitoren e Trump në këto zgjedhje presidenciale. Dhe është vetë miliarderi që e ka rrëfyer këtë fakt.
Ai ka thënë se “Twitter-i” e ka ndihmuar së tepërmi që të fitojë garën e vështirë me ish-sekretaren e shtetit, por shtoi se tashmë, ai nuk do të përdorte më, as “Facebook” dhe as “Twitter-in”.
Këto deklarata, Presidenti i SHBA-ve i ka bërë një intervistë për CBS. “Rrjetet sociale më dhanë një armë që të luftoja ndaj metodave manipulative kundër meje në media”, tha Trump.
Ai i cilëson rrjetet sociale si të mrekullueshme dhe me impakt mjaft të lartë. “Sapo të marrë detyrën zyrtarisht nuk do t’i përdor më ato ose do ta kufizoj përdorimin”, shtoi Trump.