Detaje të reja zbulohen ende nga ngjarja e rëndë e ndodhur në bllok disa ditë më parë ku e përfshirë ishte këngëtarja Elvana Gjata.
Në emisionin “Fol me psikologen” vrasja në bllok është trajtuar nga një tjetër këndvështrim nga psikologia Ervisa Lula dhe i ftuari sociologu i njohur Ergys Mërtiri.
Për herë të parë është sjellë një dëshmi mbi gjendjen e familjarëve të komandos.
Psikologia Lula pas bisedave të bëra me familjarë të tij thotë se bashkëshortja dhe dy fëmijët janë në gjendje shoku, ndërkohë që nuk arrijnë të besojnë atë që ka ndodhur.
Sipas familjes, Bilo ka qenë përherë një baba dhe një njeri i dashur dhe profili i vrasësit i dhënë në media për ta është i pabesueshëm.