INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Truproja i pushuar “sulmon” Kanye West

Truproja i pushuar “sulmon” Kanye West

Publikuar më: 18:40 05-05-2016

Kanye West pushoi nga puna truprojën pasi e kishte parë duke biseduar me bashkëshorten e tij. Fillimisht truproja i shkarkuar tha se nuk kishte asnjë koment në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa tanimë ka thyer heshtjen dhe ka folur keq për reperin 38 vjeçar.

Ish-striptisti dhe ish pjesëtar i policisë së New York-ut, Steve Stanulis, në një intervistë për “Daily Mail” nuk pranoi të ketë vepruar më shumë se ç’duhej drejt yllit të televizionit, ndërkohë që kërkon prej Kanye “ta qartësojë këtë dreq muhabet”.

Stanulis, 42 vjeçar, tha se ishte shkarkuar brenda pak minutash pasi Kanye e pa atë t’i afrohej së shoqes në derën e suitës së tyre në katin e 36 të hotelit “Waldorf Astoria” të Nju Jorkut, ditën e hënë.

Truproja tha gjithashtu se, nuk kishte takuar ndonjëherë ndonjë person që dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, me shumë se Kanye West. 

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936