Shumë njerëz do të jepnin gjithçka për të qenë pjesë e "skuadrës" së famshme të Taylor Swift.
Ndërkohë ka nga ata që janë pjesë e saj dhe nuk janë aspak të gëzuar për këtë fakt. Të paktën këtë na ka lënë të kuptojmë nga fytyra e tij pa emocione, truproja e Swift i cili përgjatë fundjavës ka shoqëruar artisten në udhëtimin e saj në Disneyland. Ka qenë vetë Taylor ajo që e ka bërë publike foton në Instagram, teksa ndodhej në trenin e shpejtësisë e shoqëeruar nga mikesha modele Lily Aldridge dhe vajza e saj 3-vjeçare Dixie Pearl. "Disney with the girl" e ka përshkruar foton këngëtarja duke mos e vënë re truprojën në sediljen mbrapa. Kaq ka mjaftuar që fotoja të bëjë xhiro në internet, si shakaja e ditës!