Harrojeni truprojën e Kylie Jenner, shikoni se çfarë bën ai i Jennifer Lopez.
Të mbrosh ato që janë konsideruar për një kohë të gjatë si “të pasmet më të bukura në Hollywood” nuk mund të jetë një detyrë e lehtë, por duket se J.Lo ka gjetur njeriu e duhur në lartësinë e kësaj detyre. Kjo pasi ky i fundit e ka marrë punën shumë seriozisht, ndoshta në kufinjtë e qesharakes, dhe duket se as ajri nuk mund ta prekë bukuroshen 46 vjeçare. Ai e shoqëron në çdo hap duke i ruajtur çdo pjesë të trupit, përfshirë natyrisht të pasmet. Për të mos thënë që nga rëndësia që këto të fundit kanë, duhen ruajtur më mirë se çdo gjë tjetër. Nuk e dimë nëse ky lloj kujdesi është një kërkesë specifike e Jennifer apo është zelli i tepruar i truprojës së saj, por njëri nga ata të dy mund të jetë pak paranojak. Megjithëse nuk i dihet kurrë...