INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Truprojat e Erdogan rrahin kurdët…në derë të Shtëpisë së Bardhë [VIDEO]

Publikuar më: 15:00 17-05-2017

Një incident ka ndodhur përpara ambasadës së Turqisë në Uashington në ditën e vizitës së Presidentit Erdogan në SHBA.

‘The Guardian’ raporton se 9 persona u plagosën dhe dy të tjerë u arrestuan gjatë një sherri masiv përpara ambasadës turke, mes truprojave Erdogan dhe protestuesve kundër tij.

Sherri nisi kur protestuesit që mbanin flamuj të partisë kurde u sulmuan nga rojet Presidentit. Në momentin që po ndodhte sherri, brenda ambasadës turke në Uashington ndodhej Presidenti Erdogan.

Në video duken qartë momentet kur rojet e Presidentit të Turqisë rrahin ashpër protestuesit kurdë, ndërkohë që policia amerikane përpiqet të qetësojë situatën. Dy persona u arrestuan, njëri prej të cilëve i akuzuar për sulm ndaj një oficeri policie.

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227