INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Truqia rrit tarifat për importet amerikane

Truqia rrit tarifat për importet amerikane

Publikuar më: 08:29 15-08-2018

Turqia po rrit tarifat për disa mallra të importuara nga SHBA, duke përfshirë makinat, alkoolin dhe duhanin. Turqia thotë se kjo është një përgjigje ndaj 'sulmeve të qëllimta' të Washington mbi ekonominë e vendit.
Fuat Oktay ka shkruar në Twitter masa është marrë "nën parimin e reciprocitetit kundër sulmeve të qëllimshme të administratës amerikane në ekonominë tonë".
Monedha kombëtare turke, lira, po pëson 'zhytje' të thellë, ndërsa Washington dyfishoi tarifat e veta mbi importet e aluminit dhe çelikut në vend me 20% dhe 50%, respektivisht. Deri tani, lira ka humbur 40% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan, duke rënë në nivelin historik më të ulët. Qeveria turke më parë tha se po merrte masa ndaj goditjes masive, pa specifikuar natyrën e tyre. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, akuzoi SHBA se kërkon "të detyrojë Turqinë të dorëzohet në çdo fushë nga financimi në politikë, për ta bërë Turqinë dhe kombin turk të gjunjëzohen".
Ai u kërkoi gjithashtu turqve të mos përdornin dollarin për të mbështetur lirën.

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227