INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Truri gjithnjë i ri, prodhon neurone deri në moshën 90-vjeçare

Truri gjithnjë i ri, prodhon neurone deri në moshën 90-vjeçare

Publikuar më: 11:13 26-03-2019

Truri i njeriut vijon të rigjenerohet edhe pse vitet kalojnë, madje prodhohen neurone deri në moshën 90-vjecare. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit i realizuar nga disa studiues në Madrid të Spanjës.

Kjo aftësi rigjeneruese vijon deri në moshë të hershme tek personat e shëndetshëm. Dhe një gjendje e tillë nuk vijon tek ata persona që preken nga sëmundja e Alzhaimer.

Studimi u realizua në kampionet e rreth 58 personave vërtetoi praninë e mijëra qelizave të reja nervore që vijojnë të gjenerohen në pjesën e kujtesës.

Për herë të parë në vitin 1998 ishin kërkuesit në Kaliforni që zbuluan se vijonte formimi i neuroneve të reja në trurin e personave të rritur i vëzhguar tej në brejtës dhe primatë, por ishte gjithashtu i pranishëm edhe tek njerëzit.

Më pas pati shumë studime kontroverse nëse në turin e njeriut vijonte apo jo rigjenerimi i neuroneve. Por kërkimi i fundit vërtetoi se rigjenerimi vijon deri në moshën 90 vjecare dhe një zbulim i tillë është një lajm i mirë për të thelluar kërkimet mbi sëmundjet neurogjenerative.

Sipas ekspertëve studimi i ri do t’i ndihmojë për të kuptuar më mirë diagnozën e hershme të sëmundjes së Alzhaimer si dhe mundësinë sesi të zhvillohet një teknikë për të vlerësuar praninë e neuroneve të reja si dhe të zbulohen më herët neuronet e sëmura.

Article Logic
Execution time: 0.0025260448455811