INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tsipras dhe Zaev do të diskutojnë çështjen e emrit, në Davos

Tsipras dhe Zaev do të diskutojnë çështjen e emrit, në Davos

Publikuar më: 11:01 24-01-2018

Mes tensioneve në Greqi dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë lidhur me bisedimet e mbështetura nga Kombet e Bashkuara mbi emrin e kësaj të fundit, kryeministri Alexis Tsipras do të takohet të mërkurën në Davos me homologun e tij të maqedonisë Zoran Zaev në periferi të Forumit Ekonomik Botëror, për të diskutuar për zgjidhjen e çështjes kontestuese. Një burim i afërt me Tsipras i tha “Ekathimerinit” se takimi i planifikuar do të ishte "momenti i së vërtetës" pasi do të bëhet e qartë nëse interesimi i shprehur i Zaev për të arritur një kompromis është i vërtetë. Ndërkohë, pavarësisht se çfarë zgjidhjeje mund të arrihet, ka shqetësime në Athinë rreth kushtetutës së IRJM-së, gjë që sugjeron synime irredentiste. Neni 49 i saj, për shembull, nënvizon rëndësinë e "të drejtave të njerëzve që i përkasin popullit maqedonas në vendet fqinje dhe të maqedonasve të zhvendosur ". Për më tepër ka shqetësime në lidhje me faktin se ndryshimi i kushtetutës së Maqedonisë është një proces i gjatë. Ndërsa negociatat ngrihen në një nivel, qeveria në Athinë mbetet në një pozicion të vështirë për shkak të pakënaqësisë publike dhe një përçarjeje brenda radhëve të veta lidhur me qasjen ndaj negociatave. Qeveria gjithashtu është nën zjarr nga opozita për mos arritjen e një konsensusi ndërpartiak mbi pozicionin negociues të Greqisë. Raportet se Tsipras do të njoftojë udhëheqësit e partisë për kthimin e tij nga Davosi nuk lehtësoi kundërshtimet. Partneri i koalicionit të Tsipras, Panos Kammenos, i cili kundërshton përdorimin e fjalës "Maqedoni" si një zgjidhje mundshme, ka mbajtur një profil të ulët, duke shmangur komentet mbi çështjen. Kryeministri ka thënë se një emër i përbërë që përfshin fjalën Maqedoni do të ishte një zgjidhje e mundshme. Anëtarët e partisë së Grekëve të Pavarur të Kammenos (ANEL), megjithatë, mbeten të zhurmshëm në kritikat e tyre. Ministri i i Brendshëm Panos Skourletis, i cili i përket forcës së majtë SYRIZA-s, kërkoi të rrëzojë ndarjen, duke vënë në dukje se "Kammenos po shpreh qëndrimin e partisë së tij, jo të qeverisë", por gjithashtu kërkoi që kuadrot e ANEL të jenë të kujdesshëm në mënyrë që të mos minojnë " përpjekje që po zhvillohen. " Kisha e Greqisë gjithashtu ka hyrë në debat. Sinodi i Shenjtë ka insistuar që emri "Maqedoni" të mos përfshihet në një zgjidhje, por Kryepeshkopi Leronymos nuk e mbështeti demonstratën e së dielës së kaluar në Selanik.

Article Logic
Execution time: 0.0041189193725586