Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se Greqia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, me kusht që Shqipëria të përmbushë angazhimet e veta.
Duke folur për negociatat mes dy shteteve, gjatë një konference për shtyp Tsipras është shprehur se negociatat midis Ministrave të Jashtëm janë në nivel të mirë.
Tsipras ka folur edhe për çështjen çame, duke u shprehur: ‘’Disa insistojnë të shtrojnë çështjen çame, por një çështje e tillë nuk ekziston.’’