Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka vizituar sot zonat e prekura nga zjarri vdekjeprurës në periferi të Athinës. Vizita e Tsipras nuk ishte njoftuar, ndërsa ai u pa në zonë duke folur me inxhinierë dhe punonjës të kërkim shpëtimit. Ishte vetë ai që shkroi një postim në twitter.
"Sot kam vizituar vendin e tragjedisë. Kam biseduar me civilët, inxhinierët, ushtarët, zjarrfikësit dhe vullnetarët. Hidhërim i pabesueshëm, por respekt i pafund për ata që luftuan me flakët dhe tani po luftojnë për rehabilitin e zonës", shkruan Tsipras.
Deri tani numri i viktimave nga zjarri në Athinë është 91, ndërsa autoritetet kanë shpallur zyrtarisht të zhdukur 25 persona.