INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tsipras Ramës: Retorika nacionaliste minon marrëdhëniet dypalëshe

Tsipras Ramës: Retorika nacionaliste minon marrëdhëniet dypalëshe

Publikuar më: 15:40 22-11-2016

Athina zyrtare nuk kalon në heshtje deklarat e Kryeministri Edi Rama. Rrjeti publik mediatik grek ERT bën publike se mes Kryeministrit grek Tsipras dhe homologut të tij shqiptar Edi Rama është zhvilluar një bisedë telefonike, ku fokus kanë qënë zhvillimet e fundit, që kanë nxehur jo pak “gjakrat” mes dy vendeve. Në mediat greke raportohet se biseda telefonike është zhvilluar me kërkesë të Kryeministrit Shqiptar Edi Rama. Sipas rrjetit ERT Kryeministri Grek i ka shprehru homologut të tij shqiptar shqetësimin mbi retorikën nacianaliste në Shqipëri.
Tsipras:
“Retorika nacionaliste në rritje minon konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe, e nevojshme një klimë mirëbesimi. Mbrojtja e të drejtave të pakicave etnike greke, çështje kryesore për marrëdhëniet mes dy vendeve por edhe një kusht themelor për ecurinë evropiane të Shqipërisë”.
Gjatë bisedës telefonikë është theksuar rëndësia e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të të dy popujve.
Ndërkohë këtë të martë në mbrëmje, Kryeministri Shqiptar do të jetë në një intervistë të zgjeruar për mediat greke.
Edi Rama në facebook:
“Sonte pak pas orës 22.00 në televizionin grek Skai me gazetarin e njohur Alexis Papahelas. Facebook Live (shpresoj me përkthim shqip ?)”

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607