Tuba Büyüküstün , konsiderohet ndër aktoret më të mira turke, me pjesëmarrjen e saj në shumë telenovela që ndiqen përveç Turqisë, edhe në shtete të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë.
Mamaja e saj është turke që ka emigruar nga Krimea, ndërsa babai është turk që ka emigruar nga Kreta. Ajo ka lindur më 5 korrik të vitit 1982 dhe në vitin 2003 debutoi për herë të parë në serialin “Sultan Makamı”, duke e ndjekur më pas një super sukses në shumë seriale të tjera me kalimin e viteve. Sipas Intv.al, ajo më 10 nëntor të këtij viti, ka nisur xhirimet për serialin e ardhshëm “Cesur ve Güzel” me bukuroshin e njohur turk, Kıvanç Tatlıtuğ. Tuba njihet për bukurinë dhe sharmin e saj, që e ka ndihmuar të renditet ndër aktoret më të mira në Turqi. Ajo ka një martesë të lumtur me aktorin turk Onur Saylak dhe është një nënë e dedikuar ndaj binjakeve të saj.
Ja një foto me bashkëshortin e saj, aktorin turk Onur Saylak: