Dy aktivitete për të mos u humbur do të jenë ato pranë Qendrës Kulturore Tulla. Niseni të premten me ekspozitën e artistit Sead Kazanxhiu, një përfaqësues i komunitetit rom, i cili nëpërmjet pikturave të tij do t'ju njohë më nga afër me këtë komunitet të vuajtur shqiptar. Ndërkohë që të shtunën relaksohuni duke shijuar një gotë nën tingujt e muzikës live të grupit nga Kosova, Taste 2!
Ora: 20:00
Data: 12 / 13 Shkurt
Vendodhja: Rruga Hiqmet Delvina, Tiranë