Shpesh herë femrat e bukur paragjykohen dhe i mendojnë mendjelehta. Edhe në rastin e modeles, Alesia Bami ka ndodhur ky paragjykim por vete velina ka treguar se është mjaft e zonja të përballet me çdo thashethem që hapet. Ditën e djeshme ka qenë ditëlindja e Alesias dhe nëse shumë kanë kujtuar se festën e ditëlindjes e ka sponsorizuar dikush apo ndonjë “tullac” i pasur, gabohen pasi vetë Bami ka treguar edhe më parë se familja e saj është vërtet në gjendje të mirë ekonomike dhe në foton e postuar së fundmi në rrjete sociale e ka treguar mjaft mirë. Alesia është surprizuar nga babai i saj i cili i ka blerë për ditëlindje një makinë të tipit Audi shoqëruar me buqeta të madha lulesh. Epo tani Alesia sapo ua mbylli gojën “gojëve të liga”./intv.al/