Tuna ka qenë një ndër personazhet më të përfolur në mediat rozë ditët e fundit. Pjesmarrja e saj në festivalin “Kënga Magjike” zbuloi shumë të vërteta, për të cilat ka patur shumë thashetheme lart e poshtë. Këngëtarja e njohur pranoi publikisht se po pret një fëmijë nga i dashuri i saj Patris Berisha. Dhe pyetja që lindi menjëherë në publikun e gjërë ishte, “Po Ylli Limani?”. Ky i fundit është përfolur gjithashtu se ishte në një lidhje të mundshme me Tunën, por pas vetë këngëtares që mohoi në mënyrë indirekte këto zëra, intv.al ka kapur “mat” në një nga kafenetë e Tiranës, Ylli Limanin dhe Patrisin. Ata ishin bërë bashkë për të mbështetur Tunën në “Kënga Magjike”, e cila fitoi çmimin e “Kritikës” më këngën e saj “Duam”. Nuk është hera e parë që Ylli e mbështet Tunën, pasi edhe më parë, ai është shprehur se “Duam” është kënga më magjike e këtij festivali. Vetëm se këtë herë, ai ka qenë i shoqëruar me vetë të dashurin e Tunës.
Tashmë është çdo gjë e qartë, s’ka dyshime dhe nuk ka më vend për thashetheme!