Ajo është duke pushuar së fundmi në ishujt Mauritus dhe poston vazhdimisht foto nga aventurat e saj në ishull. Së fundmi Tuna është shfaqur duke pozuar e ulur mbi një breshkë gjigande, por duket se ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak fansave.
Ata kanë vërshuar në komente negative, duke mos e konsideruar aspak normal këtë veprim të Tunës.
“ S’kisha parë ndonjëherë veprim të tillë, aspak e këndshme”, thotë një komentuese, ndërsa një tjetër i thotë Tunës të çohet pasi po i zë frymës kafshës së gjorë.
Mos të duket gjë gomar që i ke hipur sipër.?? Pak më tepër respekt për të tilla qenie”, i shkruan një komentuese.
“Pse je ulur mbi një breshkë”, i shkruan një tjetër.
Këngëtarja nuk ka reaguar ndaj këtyre mesazhe, madje as nuk e ka fshirë foton pavaresisht gjithë komenteve negative.