Ndarja e tyre ishte tema e vetme për të cilën përmendej çifti Tuna dhe Patris.
Ata janë bërë për herë të parë prindër të një djali dhe lajmi për një ndarje të mundshme ishte shumë e papritur.
Por edhe pse asnjëri prej tyre nuk po mohonte as pohonte asgjë në lidhje me këtë, gjesti i fundit flet vetë. Tuna dhe Patrisi bashkë me djalin, Tian kanë postuar këto foto duke treguar se ndodhen familjarisht në Amerikë, ku kanë udhëtuar për të kaluar festat. Ka më vend për dyshime?