Ata të dy nuk ndryshojnë asgjë nga marrëdhënia e tyre e vjetër.
Edhe pse kohë më parë Tuna dhe Ylli Limani u përfolën për një lidhje për shkak të afërsisë së " tepruar" që tregonin ndaj njëri-tjetrit nëpër rrjetet sociale, më vonë u zbulua se e gjitha ishte bërë për vëmëndje mediatike. Kjo sepse këngëtarja shpalli lidhjen me Patris Berishën me të cilin sot ka një fëmijë, vogëlushin Tian-i. Me siguri ndonjë projekt i ri muzikor i ka bashkuar Tunën dhe Yllin mbrëmjen e kaluar të cilët kanë ngacmuar sërish vëmëndjen e të tjerëve jo vetëm me praninë por edhe me shakatë e bëra me njëri-tjetrin. Kjo tregon se këngëtarët janë vetëm dy miq dhe asgjë më tepër./intv.al/