Tuna ishte këngëtarja e parë që e solli në trend shprehjen “Zogu më i mirë prej krejtve” në këngën “Fenix”.
Por pse erdhi shumë ndryshe këtë herë tek kënga Magjike? A e ka lodhur atë epiteti “Zogu më i mirë prej krejtve”? Përgjigjia e Tunës për IN Tv ishte kjo:
“Po,pse jo. Megjithatë me këtë këngë doja sinqerisht të dal nga epoka e zogut më të mirë prej krejtve. Jo se nuk jam zogu më i mire prej krejtve, por thjesht nga ajo epokë dhe nga ai epitet që sinqerisht më ka lodhur edhe i doli pak ngjyra, kam përshtypjen. Pikërisht për këtë arsye mendova dhe u futa në një rol sa më serioz me këngën. U futa pak edhe në rolin e gjendjes dhe shpresoj t’ia kem arritur qëllimit.
Për më shumë video ngaIN @ KM2016kliko këtu:http://bit.ly/2hkmQ6t